Akt terrorist e cilëson kreu i KLP-së Alfred Balla sulmin e paprecedentë ndaj televizionit kombëtar “Top Channel”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bën thirrje SPAK të marrë në dorëzim çështjen dhe të zbardhë sa më parë autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale që vendosi në shënjestër lirinë e medias dhe morri jetën e punonjësit të Top Medias, Pal Kola.