Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha i cili pasditen e së premtes udhëzoi hapjen e garës për riorganizimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka bërë që figura të rëndësishme në PD të reagojnë kundër. Menjëherë pas publikimit të vendimit nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ka reaguar lideri historik i kësaj force, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga foltorja në Lushnjë e ka konsideruar vendimin e kryedemokratit si një akt stalinist.