Pak orë pas operacionit kundër drogës dhe kriptovalutave, të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri Zveçla solli në vëmendje faktin se prej 20 vitesh veriu i vendit ka jetuar në ilegalitet, me grupet kriminale që kanë lulëzuar dhe kontrolluar qytyete e fshatra të tërë atje.