Opozita me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha nisi të enjten aksionin parlamentar për moslejimin e funksionimit normal të Parlamentit. Pavarësisht deklaratave se duhen bashkuar kundër qeverisë, duket se qëndrimet mes tyre vijojnë të jenë të ndryshme. Për Partinë Demokratike zyrtare, bojkoti e dhuna nuk është zgjidhje.