Një aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve kibernetike ka çuar në sekuestrimin e mbi 40 mijë eurove në Tiranë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Aksioni synoi goditjen e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e mashtrimit me platforma të rreme online për investimet.