Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar këtë të premte aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Rasti i publikuar është në Vlorë. Fadromat kanë prishur një tjetër hotel, i cili shërbente si njësi akomodimi dhe ishte skualifikuar më herët nga Drejtoria e Legalizimeve.