Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një aksion të verifikimit të autoshkollave në mbarë vendin. Faza e parë ka nisur në Tiranë, ku janë verifikuar 70 subjekte nëse ushtronin aktivitetin e tyre në përmbushje të kuadrit ligjor dhe rregullator. Në përfundim të inspektimit, drejtoria ka gjetur në shkelje një sërë autoshkollash, duke propozuar masa administrative. Drejtoria vendosi pezullimin e aktivitetit për 13 autoshkolla, ku 10 pezullimi janë 1 mujore.