Lulzim Basha akuzon Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë, që këtë të martë mbajtën protestën e gjashtë para Bashkisë së Tiranës, për mungesë kohezioni në aktet e opozitarizmit. Basha iu referua ligjit të amnistisë, për të treguar se kjo pjesë e opozitës vetëm dy javë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit, ndërsa sot organizon protesta antikorrupsion.