Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar këtë të mërkurë zhvillimin normal të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Shkak për këtë është bërë përjashtimi i deputetëve demokratë dhe mos përmbushja e 3 kërkesave kryesore. Në nisje të kësaj mbledhjeje, ku ishte parashikuar të prezantohej projektligji për buxhetin 2024, deputetët e opozitës kanë bllokuar derën, duke mos lejuar ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete që të futej në mbledhje. Partia Socialiste ka tentuar ta bëjë mbedhjen në salla të tjera, por sërish kanë hasur në rezistencën e deputetëve të opozitës. Në fund kanë tentuar të mbidhen tek zyra e kryeparlamentres Nikolla, po as aty nuk i kanë lejuar.