Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, ka vënë në pranga 4 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Një prej personave të arrestuar është shtetësja 31 vjeçare Ina Sulejmani. 31 vjeçarja është ndaluar pasi, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.