Tirana ndërmorri një aksion vullnetar pastrimi, në të 27 Njësitë Administrative të saj. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni në rrugën nacionale Ndroq-Plepa, i shoqëruar nga nxënës vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”, ku falenderoi të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes dhe nënvizoi se sot Tirana pastrohet 2-3 herë në ditë, por për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe konsumit të lartë, mund të shkojë në një regjim më të shpeshtë.