Vijon puna për kontrollin intensiv të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë veprimeve hetimore, policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy shtetas të moshave 44 dhe 57 vjec, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.