Mosdeklarimi real i pagave konsiderohet nga kryeministri Edi Rama një grabitje nga buxheti i shtetit prej rreth 500 milionë eurosh, që sjell dëm të madh jo vetëm tek pensionet por edhe investimet. Në një bashkëbisedim me bizneset Rama paralajmëroi se kjo skemë e mosdeklarimit të plotë të pagave do të marrë fund.