Një operacion i gjërë policor që u shtri në të gjithë qarkun e Elbasanit coi në goditjen e një grupi që shpërndante lëndë narkotike. Policia ekzekutoi 30 masa sigurie nga 39 që u firmosën nga gjykata e Elbasanit, teksa 9 persona vijojnë ende te jenë në kërkim nga efektivët. Të akuzuarit janë persona që shpërndanin lëndë narkotike në Librazhd, Belsh, Cërrik, Peqin, Gramsh por edhe në qytetin e Elbasanit.