Mbi 12 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës nga policia. Lënda narkotike ishte mbjellë në zona malore dhe të pyllëzuara të kësaj zone. Në aksion morën pjesë forca të shumta policie, ndërsa u përdorën dhe dronë e helikopterë për monitorimin nga ajri. Në njësinë administrative Pult u asgjësuan mbi 650 bimë narkotike, ndërsa u procedua një inxhinier pyjesh për shpërdorim detyre. Sasia më e madhe e droges u gjet në Shllak dhe Temal, ku u zbuluan mbi 11 mijë bimë dhe 728 fidanë kanabisi.