Sektori i antidroges ne policine e qarkut të Vlorës ka zhvilluar një operacion të gjerë që ka nisur mbrëmjen e së dielës dhe po vijon ende. Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar, gjatë aksionit janë vënë në pranga 28 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni per ndalimin e personave me precedent penal kryesisht për kultivimin dhe transportin e lëndeve narkotike është përqëndruar në qytetin e Vlorës, fshatrat e tij, në zonën e Himarës, në Gjorokastër dhe në Sarandë, ku besohet se kanë shtrirë aktivitetin e kultivimit të kanabisit personat e prangosur. Ne aksionin e antidrogës, përveç specialistëve të këtij sektori, janë përfshire të gjithe efektivët e drejtorise dhe komisariatit te Vlores.