Dy persona të cilët trafikonin kanabis kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të koduar ‘Nikla’. Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin udhëtonin këta persona, efektivët e policisë sekuestruan 41 kg kanabis.