Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar, pas një aksidenti rrugor pasditen e së enjtes ku përplasi një këmbësor dhe një mjet bujqësor të parkuar. Pas ngjarjes ai u largua nga vendngjarja së bashku me pasagjerin që ndodhej në makinën e tij. Ky i fundit gjithashtu ka rënë në prangat e policisë pasi nuk ka kallëzuar aksidentin. Aksidenti u shënua në fshatin Tregan, ndërsa këtë të premte efektivët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin e përfshirë në aksident.