Një tjetër aksident ka ndodhur në një nga galeritë private në minierën në Martanesh, ku një minator gjatë paradites së të dielës është lënduar në këmbë. Sipas policisë lokale fillimisht i aksidentuari është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.