Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në rrugën Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës. Nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë një 25-vjeçar, teksa po udhëtonte më motorin i cili është përplasur me një automjet. Viktima është identifikuar si Xhevahir Maksuti. Sipas informacioneve, përplasja ka ndodhur në momentin kur automjeti po dilte nga një gomisteri.