Një familje me katër anëtarë që po udhëtonte me makinë në aksin Shkodër-Lezhë u përfshi në një aksident rrugor, nga ku humbi jetën kryefamiljari ndërsa u plagosën fëmijët dhe bashkëshortja. aksidenti ndodhi zinxhir, ku një kamion fillimisht u përplas me një makinë që drejtohej nga një grua e më pas goditi mjetin me të cilin po lëvizte familja Luli. goditja ishte e fortë dhe rezultoi fatale për 47-vjeçarin Altin Luli. ndërsa për nxjerrjen e tre pjesëtarëve të tjerë të familjes nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi ishte e pamundur.