Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shperjtë në Shkdër ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar. Pasi është takuar me disa miq të tij, efektivi i identifikuar si shtetasi Nikoll Lekndreu është kthyer për në shtëpi me motorin e tij. Për shkak të stuhisë së madhe dhe eres efektivi e ka patur shumë të vështirë levizjen. Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij duke rënë në kanal ku ka humbur jeten.