Një çift bashkëshortësh pësoi lëndime pas një aksidenti automobilistik, pasditen e sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një shtyllë që ndodhet në karrexhatë. Sipas dëshmitarëve në zonë, bashkëshortët, rreth 57 vjeç, të ardhur nga Greqia po lëviznin me automjet kur u përplasën me shtyllën në rrugë. Edhe pse rruga është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve. Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa çifti ka marrë ndihmën mjekësore ne spital.