Nuk ka mundur të mbijetojë 62 vjecarja që u përplas nga një automjet mëngjesin e kësaj të premte në në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim, por më pas u nis drejt Traumës për trajtim më të specializuar. Sipas informacionve Manushaqe Gjoka ndërroi jetë rrugës për në spital, në afërsi të Elbasanit.