Top News – Aksidenti tragjik, dëshmon shoferi/ ‘Erdha të marr nënën për pasaportë rumune’
07/03/2021 13:06

Aksidenti tragjik me tre viktima në Kodër Kashar po hetohet nga një grup ekspertësh të Policisë rrugore, ndërsa është marrë në pyetje edhe i vetmi person që mundi të shpëtojë dhe që është drejtuesi i mjetit. Viktima të aksidentit mbetën dy vëllezërit Ismail Sulaj, 66 vjeç, dhe Belul Sulaj, 63 vjeç, kushërinj të shoferit, si dhe Dashamir Dema, 50 vjeç, kushëri i viktimave dhe shoferit. I vetmi që shpëtoi nga aksidenti i rëndë ishte shoferi i mjetit 20-vjeçari Zija Stefanescu, mbiemër që e kishte ndërruar pasi jetonte prej kohësh në Rumani. Ai njihet në dokumentacionin shqiptar me mbiemrin Murati. Ky i fundit ndodhet në spital, pasi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa ndaj tij është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Prokuroria. 20-vjeçari Zija Stefanescu (Murati) është i martuar me një rumune, me të cilën ka dhe një djalë, ndaj dhe ka marrë mbiemrin e saj. Shoferi kishte ardhur në Shqipëri të takonte nënën e tij, sepse do të merrte shtetësinë rumune dhe do të zhvendosej për të jetuar atje. Kushërinjtë e tij e kishin marrë në telefon dhe i kishin kërkuar që të shkonte t’i merrte me makinë. I riu kishte shkuar në lokal, ku kishte qëndruar pak me kushërinjtë dhe më pas ishin kthyer, ku dhe ka ndodhur aksidenti fatal. Makina e aksidentit i përket vjehrrit të të riut, që është shtetas rumun.

Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB