Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar në Shkozet, ku mbetën viktima dy të mitur. Personat në fjalë janë konstatuar të dehur, konkretisht Xhoni Muço drejtues i makinës tip Ford dhe Sokol Kovaçi I cili drejtonte ciklomotorin, ku ndodheshin dhe viktimat.