Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 45 të tjerë. Pasi autoritetet kroate dëgjuan palët, shoferin dhe provat e grumbulluara u vendos që shoferi të qëndrojë një muaj në paraburgim, por më vonë do të ketë vlerësim në vazhdimësi të masës në bazë të hetimeve që ende vijojnë.