Një aksident I 5-fishtë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Elbasanit. Ka qenë një shofer I dehur, I cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Përshkak të rrëmujës që ka shkaktuar në mënyrë të papritur, 4 automjete të tjera kanë goditur njëra-tjetrën nga pas. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të plota.