Një aksident tragjik është regjistruar në zonën e Lushnjes këtë të shtunë, ku ka humbur jetën një 44 vjecar. Altiment Qose, nga Mërtishi, ka gjetur vdekjen pasi makina të cilën ai e drejtonte ra në një kanal të mbushur me ujë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 1, në fashatin Babunjë të Divjakës. Viktima nuk ka mundur të marrë kthesën duke nxjerrë mjetin tip Ford nga rruga e duke përfunduar më pas në kanalin në anë të saj.