Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur dhe një të plagosur u shënua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një automjet tip Fiat, me të cilin udhëtonin 56 vjecari Prend Marku dhe 54 vjecari Martin Gjoka, u përplas me një mjet bujqësor, që drejtohej nga Ardian Tomaj banues në fshatin Gocaj. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i Fiatit Prend Marku dhe pasagjeri Martin Gjoka gjetën vdekkjen e menjëhershme, ndërsa Tomaj mbeti i plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, aty ku po merr trajtim mjekësor nga uniformat e bardha.