Në aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në aksin Bilisht-Kapshticë, rreth orës 11:30, vetëm pak kilometra larg pikës kufitare. Automjeti tip ‘Golf’, i drejtuar nga shtetasja me iniciale A. Sh. është përplasur me një kamion, dhe për pasojë aksidenti ka rezultuar fatal për një shtetase 41 vjeç, ndërsa drejtuesja është dërguar në spitalin e Bilishtit për mjekim.