Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Sipas burimeve, bëhet me dije se një autobus është përplasur me një motorçikletë. Si pasojë e aksidentit raportohet për 2 persona të lënduar, burrë e grua, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motoçikletë. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.