Një aksident ka ndodhur pranë qytetit të Lezhës, ku një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor në lagjen “Gurra”. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shtetasi i dëmtuar sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.