Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit, ku një automjet tip “Fiat”, i drejtuar nga një grua, ka përplasur një kalimtar teksa ai po kalonte rrugën në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, në orët e pasdites. Sipas të dhënave paraprake, kalimtari është përplasur ndërsa po kalonte rrugën sipas rregullave të qarkullimit, por ende nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit.