Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volksëagen Passat”. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse. Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.