Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin e autostradës Lushnjë–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”. Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.