Aksident në aksin nacional Korçë – Maliq. Nga informacionet paraprake në aksident janë përfshirë dy mjete, ku ka mbetur i plagosur një person dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.