Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Maliq. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, aty ku dy mjetejanë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet se ka disa të lënduar. Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen plotë të rrethanave të aksidentit.