Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u shënua mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre. Dy automjete, njëra me targa shqiptare dhe tjetra me targa serbe u përplasën me njëra tjetrën në këtë aks rrugor, për pasojë drejtuesi i automjetit me targa shqiptare mbeti i plagosur.