Rreth orës 19:05, shtetasi E. P., 18 vjeç, banues në Çaushli, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. S., 68 vjeç, banues në Velitërnë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasi A. S. Ndërsa drejtuesi i motomjetit shtetasi E. P., është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.