Një aksident rrugor I ka marrë jetën pasditën e së premtes, 64-vjeçarit Qemal Kamberaj. Aksidenti u shënua në aksin Fier-Ballsh, ndërkohë nga përplasja u plagos dhe pasagjeri Asllan Kajo. Të dy këta shtetas janë punonjës të Albpetrol. Mjeti tip Toyota drejtohej nga viktima në momentin e përplasjes. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.