Një aksident I rëndë është regjistruar në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku si pasojë janë dëmtuar 6 persona. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar. Aksidenti u regjistrua në kryqezimin e Rrilës, ku u përfshinë një automjet tip Ford dhe një tip Golf.