Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në superstradën Lezhë–Shkodër, ku u përplasën tre automjete. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ndërsa nga përplasja u plagosën pesë persona, mes të cilëve dhe një fëmijë. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.