Një aksident tragjik me pasojë një viktimë u regjistrua pasditen e kësaj të diele në Fier. Automjeti me drejtues shtetasin FD u përplas me një automjet tjetër dhe me një motomjet ku udhëtonte një 33 vjecar, i cili si pasojë humbi jetën. Aksidenti u shënua rreth orës 17.20 në aksin rrugor "Strum-Roskovec", aks në të cilin sipas pamjeve filmike mungon ndricimi, cka mund të jetë bërë shkak për tragjedinë e rëndë.