Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë tre automjete në qytetin e Elbasanit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen Dyli Haxhire, ku në vendin e njohur si ‘Ura e Zaranikës’ janë përplasur në seri tre automjete. Të plagosur në këtë aksident kanë mbetur shtetasit me inicialet D.Z., I.A. dhe E.L.