Një aksident i shumëfishtë u shënua në aksin rrugor Milot Lezhë, ku mbetën të plagosur tre persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, ku u përplasën një kamion, dy motorë me drejtues kroatë dhe një fuoristrafë. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të pazbardhura plotësisht teksa efektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për evidentimin e arsyes që solli aksidentin. Tre persona u plagosën, dy prej të cilëve, në gjendje më të rënduar shëndetësore u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.