Në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd gjatë mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë. Burime jo zyrtare bënë me dije se në vendin e quajtur Pishkash në Njësinë Administrative Qukës pak minuta pas mesnate janë përfshi në aksident një autoveturë dhe një kamion.