Një aksident I rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në aksin nacional Korçë=Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj. Burime nga vendi I ngjarjes bëjnë me dije se në aksidentin e rënë janë përfshirë 2 automjete, ku për pasojë një prej pasagjerëve ka humbur jetën. Një automjet tip Mercedes benz është përplasur me një Ford, në të cilin po udhëtonin 7 persona. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Miranda Malolli rreth të 50-ave, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll, teksa kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjerët e tjerë në automjetin tip Ford.