Top News- Aksident i rëndë në Elbasan/ Humb jetën 8-vjeçarja, plagosen dhe 5 të tjerë
17/06/2023 19:54

Një aksident I rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Elbasan Peqin, në fshatin Paulesh, ku për pasojë një 8-vjeçare ka humbur jetën ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 8-vjeçarja udhëtonte me një automjet tip ‘Golf’ të drejtuar nga e ëma, kur janë përplasur me një tjetër automjet Brenda të cilit ndodheshin 3 udhëtarë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën vajza 8 vjeçare, dhe kanë mbetur të plagosura e ëma dhe motra 11-vjeçare që udhëtonin me të. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe personat që ndodheshin në automjetin tjetër, që drejtohej nga shtetasi A.H, banues në Kavajë dhe udhëtonte vetë I tretë. Të tre mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përplasja mes 2 automjeteve ishte aq e forte saqë njëra prej tyre ka përfunduar mbi barrierën e rrugës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak I këtij aksidenti të rëndë të jetë bërë lagështia në rrugë, por edhe shpejtësia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16