Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës. Një automjet është përplasur me një motoçikletë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën Durrës-Tiranë. Pas përplasjes me mjetin e tipit Volkswagen Golf, motori ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.